fbpx
Priten bashkëpunime të UHZ-së dhe kompanisë Albatros nga Italia

Priten bashkëpunime të UHZ-së dhe kompanisë Albatros nga Italia

Rektori Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.Asoc.Dr. Ibish Mazreku, u takuan me ekspertë mjedisorë nga kompania Albatros nga Italia.

Përfaqësuesit e kompanisë Albatros, Dr. Michele Caldonazzi dhe Dr.Caludio Torboli, falënderuan Rektorin për mundësinë e takimit dhe njoftuan rreth hulumtimit të realizuar në mjediset e Rugovës, gjatë vitit të kaluar, ku shprehën gatishmërinë për bashkëpunim përmes projekteve të përbashkëta, të realizojnë hulumtime shkencore në fushën mjedisore duke hulumtuar për zogjtë, amfibet, dhe kryesisht në këtë fushë të biodiversitetit. Drejtuesit e Albatros-it, cituan se janë të interesuar rreth monitorimit dhe menaxhimit të mjedisit në Kosovë, ku edhe potencuan mundësinë për bashkëpunim duke lidhur marrëveshje me Universitetin tonë.

Rektori Millaku, falënderojë për këtë gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe i informoi të pranishmit për Fakultetin e Turizmit dhe departamentin për mjedis dhe  studimet master në mjedis, po ashtu për Fakultetin e Agrobiznesit dhe departamentin Agroekologji.

Sipas z. Caldonazzi pjesëmarrja e studentëve në këtë hulumtime në bjeshkët e rajonit do të ishte mjaft interesante dhe njëkohësisht ata do të pajisen me njohuri, për të cilat në të ardhmen do t`i përdorin edhe për turistët që do të vijnë. Njëherit, ai tha se zbulimet, njohja dhe konservimi i florës dhe faunës në këtë zonë është e rëndësishme për zonat rurale për të cilat garanton turizëm atraktiv dhe të qëndrueshëm. Nga ky takim u vendos që fillimisht të draftohet një marrëveshje nga Albatros përmes Asociacionit Trentino con il Baclani(në Kosovë), si dhe me Universitetin “Haxhi Zeka” të ndahen edhe specifikat e kësaj marrëveshje në të ardhmen e afërt.

Rektori theksojë se pas nënshkrimit të memorandumit do të formojë grupin e profesorëve, asistentëve dhe studentëve, që do të kontribuojnë në realizimin e kësaj marrëveshjeje, dhe  i`u dhurojë atyre “Librin e Kuq të Florës për Republikën e Kosovës”, që do të jetë një fillim i mbarë për këtë rrugëtim të përbashkët mjedisor.

Ndryshe, ALBATROS është themeluar 1987 në Trento si kooperativë, merret me studimet dhe analizat mjedisore, duke u fokusuar në veçanti në shkencat natyrore, biologjinë dhe shkencën territoriale. ALBATROS lidhet me kontributin profesional të partnerëve të tij, dhe bashkëpunon me një rrjet të shkencëtarëve dhe entuziastëve të natyrës. Aktualisht është  bërë një kompani udhëheqëse në fushën e kërkimeve të faunës, të pastër dhe të aplikuar. Albatros vepron në shumë fusha të lidhura me mjedisin: kërkime shkencore; planifikimi territorial dhe zhvillimi i qëndrueshëm; komunikimi mjedisor, edukimi, trajnimi, ekspozimi.

Translate »