fbpx
Përfaqësues të OSBE-së vizitojnë universitetin “Haxhi Zeka”

Përfaqësues të OSBE-së vizitojnë universitetin “Haxhi Zeka”

Asistenti i lartë i misionit të OSBE-së në Kosovë, Z.Hysen Pelaj vizitoi universitetin “Haxhi Zeka”. Bashkëpunimi me OSBE-nëdhe UHZ është i hershëm dhe ky bashkëpunim pritet të vijojëedhe për të ardhmen. Aktiviteti i radhës është trajnimi istudentëve të universitetit “Haxhi Zeka” për edukim medial. Këtotrajnime, sipas Z. Pelaj kanë qëllim kryesor ngritjen e vetëdijes sërinisë që të kuptojnë, analizojnë dhe në mënyrë kritike t’u qaseninformatave të mediave. Rektori Krasniqi siguroi se me fillimin e vitit akademik 2022/2023 o të ofrojë kapacitetet e duhura përkëto trajnime, pasi ato janë të rëndësishme për edukimin e brezittë ri, për të kuptuar rëndësinë e informatave mediale por edherrezikun që të njejtat, kur janë të rreme, sjellin në ndërveprimet e shoqërisë sonë.

Please follow and like us: