fbpx
Partneritetet e sektorit privat për përforcimin e Arsimit të Lartë

Partneritetet e sektorit privat për përforcimin e Arsimit të Lartë

Punëtori për pauzë dhe reflektim

Në ambientet e Hotel Dukagjinit është mbajtur punëtoria e radhës në kuadër të projektit “Partneritetet e Sektorit Privat për Përforcimin e Arsimit të Lartë”të titulluar “Pauzë dhe Reflektim”.
Pro rektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë prof.ass.dr. Vjosa Hajdari e hapi punëtorinë duke falenderuar pjesëmarrësit për angazhimin në përmbushjen e objektivave të projektit të cilat përkojën plotësisht me objektivat strategjike të universitetit “Haxhi Zeka” dhe që ndërlidhen me zhvillimin e kurrikulave dhe ndërlidhjen e programeve të studimit me tregun e punës.
Punëtoria në pjesën e parë u zhvillua në sesione të vecanta duke u fokusuar në Forcimin e nevojave të përgatitjes së fuqisë punëtore në fakultetet e përzgjedhura dhe, Avancimi i analitikës arsimore dhe praktikat për shfrytëzimit të të dhënave.
Në pjesën e dytë diskutimet u përqendrua në zhvillimin dhe rishikimin e kurrikulës sipas kërkesave të tregut të punës. Grupet punuese u fokusuan në kryerjen e analizës së punës/profesionale dhe panelet korporative dhe Implementimi I reformës pedagogjike dhe të kurrikulës.
Në fund të punëtorësië u bë një përmbledhje e arritjeve dhe sfidave kryesore në bashkëpunim dhe komunikim mes aktiviteteve dhe partnerëve të projektit duke u fokusuar në përmirësimin e komunikimit mes projektit dhe partnerëve si dhe promovimin e arritjeve të përbashkëta.

“Partneritetet e sektorit privat për përforcimin e Arsimit të Lartë” është një aktivitet i cili përkrahet nga USAID dhe realizohet nga universiteti i Iowa me partnerë nga SHBA dhe vendorë.

Translate »