fbpx

Njoftim me rëndësi nga KQZ

Komisioni Qendror Zgjedhor në përputhje me Rregulloren për Zgjedhje të Studentëve nr.ref.  882/2015 dhe kompetencave që burojnë nga kjo rregullore, i njofton të gjitha organet e UHZ-së se janë të obliguara t’iu ofrojnë bashkëpunim të gjitha organizatave që marrin pjesë në proces zgjedhor duke menjanuar çdo lloj barriere për realizimin e aktiviteteve brenda dhe jashtë hapësirave të njësive akademike apo hapësirave të Universitetit ”Haxhi Zeka” në përgjithësi. 
Obligohen organizatat studentore që fushata e tyre zgjedhore të zhvillohet në përputhje me  Rregulloren për Zgjedhje të Studentëve nr. ref. 882/2015, duke respektuar në përpikëri rregullat zgjedhore, orarin e provimeve në njësi akademike, kodin e etikës dhe Statutin e UHZ-së. 
Çdo veprim në kundërshtim me rregullat e sipër përmendura do të sanksionohen sipas rregullatives ligjore në fuqi. 

Translate »