Njoftim

Njoftim

Njoftim

Njoftohen studen​tët e nivelit të studimeve Master​,​ se llogaritja e kredive për dorëzimin e tezave dhe diplomimit, nga sot do të numërohen 30 Kredi në total, por, pas mbrojtjes së temës së Masterit. Po ashtu, tema do të dorëzohet në Bibliotekën e UHZ-së dhe Bibliotekën Kombëtare në kopje të fort dhe elektronike (CD).
Që të dy vendimet u morën sot në mbledhjen e gjashtë të Senatit të UHZ-së.
Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe kërkesa e studentëve për afat të jashtëzakonshëm, gjë që u morë vendim unanim për mbajtjen e këtij afati në Prill, me mundësi të paraqitjes së dy provimeve. Afati i paraqitjes së provimeve nga 29 Mars – 01 Prill 2016, afati i provimeve nga data 15 -30 Prill 2016. Ndërsa, pagesa dhe regjistrimi i semestrit veror do të bëhet nga data 4-15 Prill 2016.
Ky vendim vlen për të dy nivelet e studimeve Bachelor dhe Master.
Ndër pikat e rendit të ditës në këtë Senat ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komisionit të Studimeve për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e stafit akademik në UHZ.​

Please follow and like us: