fbpx
NJOFTIM

Të nderuar studentë,

Ju informojmë se, Fakulteti Juridik në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë, organizon trajnim njëditor mbi të drejtat pronësore, bazuar në përvojën e Misionit të OSBE-së në Kosovë.


Qëllimi i trajnimit është të rris njohuritë e studentëve për temat e të drejtave pronësore, si: shpronësimi, tatimi në pronën e paluajtshme, uzurpimi ilegal i pronës, banimi social, planifikimi hapësinor dhe menaxhimi i tokës komunale.


Trajnimi ka një karakter interaktiv, dhe ju do të keni mundësi të bashkëbisedoni me trajnerët për temat e prezantuara. Pas përfundimit të trajnimit, pritet që të kuptoni më mirë dhe të fitoni njohuri për disa nga temat kryesore për të drejtat pronësore. OSBE-ja do të lëshojë një certifikatë të pjesëmarrjes në temën e të drejtave pronësore, në fund të trajnimit.

Trajnimi do të organizohet në datën e poshtëshënuar:

5 nëntor 2019

Trajnimi parashikohet të ketë 40-45 studentë (barazia gjinore do të sigurohet).

Trajnimi do të mbahet në Hotel Dukagjini, Pejë, ora 12:00 deri në ora 16:00.

Studentët e interesuar për pjesëmarrje të lajmërohen në dekanatin e Fakultetit Juridik, nga data 15.10.2019 deri më 31.10.2019.

Translate »