fbpx
NJOFTIM

N J O F T I M

 

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” që Federata e Sporteve Universitare të Kosovës do të organizoj aktivitete sportive në bashkëpunim me të gjitha Universitetet publike dhe Kolegjet private të Republikës së Kosovës si pjesë e kësaj Federate.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka vendosur që universiteti jonë të marrë pjesë në këtë aktivitet fuçishëm më disa ekipe të cilat do t’i krijoni ju studentë të nderuar.

Aktiviteti i parë do të mbahet në dy sporte të cilat janë:

  1. Footsall (për meshkuj) dhe
  2. Volejboll (për femra).

Fillimisht kërkohet nga ju studentë që të formoni ekipet tuaja dhe që të bëheni pjesë e garës së brendshme në nivel universitetit, pastaj ekipet fituese nga të dyja sportet do t’a përfaqësojnë Universitetin tonë në nivel Kosove dhe këtë për nderë të ditës së pavarësisë së Shqipërisë me datën 28 nëntor, në Prishtinë.

Inkurajojmë që në këtë aktivitet të merrni pjesë sepse talenti juaj mund të bëhet edhe pjesë e sukseseve tuaja personale. Mundësitë që ofron ky aktivitet janë të shumta sepse ekipi fitues në nivel Kosove do t’a përfaqësoj Kosovën jashtë shtetit dhe aty ju mund të përfitoni dhe të ngriteni në karrierë përmes talentit tuaj të treguar në këto dy sporte.

 

Datat e rendësishme:

  • Deri me 1 Nëntor formimi dhe dorëzimi i emrave të studentëve të cilët janë pjesë e ekipeve tuaja,

 

  • Deri me 20 Nëntor zhvillimi i turnirit të brendshëm dhe përzgjedhja e ekipeve fituese, të cilat do t’a përfaqësojnë Universitetin “Haxhi Zeka” në gara në Federatën e Sporteve Universitare të Kosovës.

 

  • 28 Nëntor zhvillimi i garave në nivel Kosove, në Prishtinë

 

Vërejtje:

Të gjithë studentët e interesuar të cilëve ju nevojiten informacione shtesë të lajmërohen tek përfaqësuesit e Organizatave të tyre studentore apo tek Prof..Asoc.Dr.Afrim Selimaj – në email-in zyrtarë; afrim.selimaj@unhz.eu.

 

 

Translate »