fbpx
NJË EPOKË E RE PËR SIPËRMARRJEN RAJONALE DHE BASHKËPUNIMIN AKADEMIK: UNIVERSITETI HAXHI ZEKA DHE KOMUNA E PEJËS BËHEN ME INKUBATORË TË BIZNESIT

NJË EPOKË E RE PËR SIPËRMARRJEN RAJONALE DHE BASHKËPUNIMIN AKADEMIK: UNIVERSITETI HAXHI ZEKA DHE KOMUNA E PEJËS BËHEN ME INKUBATORË TË BIZNESIT

Pas një punë disa mujore dhe intensive, në koordinimi me zyrtarë të komunës së Pejës, universitetit “Haxhi Zeka” dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregëtisë dhe Inovacionit, ministrja e MINTI-t znj. Rozeta Hajdari ka nënshkruar vendimin për themelimin e Inkubatorit të Biznesit në Komunën e Pejës. Vendimi shënon një pikë të rëndësishme në zhvillimin rajonal dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit me Universitetin “Haxhi Zeka”.

Inkubatori i Biznesit, që përfshin një sipërfaqe prej 6643.14 metra katrorë, do të vendoset në kampusin e universitetit “Haxhi Zeka” dhe pritet të shërbejë si një qendër kyçe për studentët, sipërmarrësit e rinj dhe startup-et inovative, duke u ofruar atyre burimet dhe mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e bizneseve. Gjithashtu Inkubatori  i Biznesit, pritet të krijojë një urë të rëndësishme bashkëpunimi midis universitetit dhe sektorit të biznesit.

Kjo nismë nënvizon angazhimin e e fuqishëm të rektorit të universiteti të Pejës, prof.dr. Armand Krasniqi dhe bashkëpunëtorëve të tij, Komunës së Pejës, me në krye kryetarin z. GazmendMuhaxheri dhe drejtorin për zhvillim ekonomik z. Nasret Hajrzi. 

Znj. Rozeta Hajdari, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nënshkruar vendimin më 30 korrik 2024. Lidershipi dhe vizioni i saj kanë qenë thelbësore në avancimin e këtij projekti, duke siguruar që inkubatori I biznesit së shpejti të jetësohet në komunën e Pejës, përkatësisht në universitetin“Haxhi Zeka”. 

Hapja e Inkubatorit të Biznesit pritet të krijojë mundësi për sipërmarrësit, duke u ofruar atyre akses në pajisje moderne, mentorim ekspertësh dhe komunitet bashkëpunues. Kjo nismë pritet të bëhet gur themeli i zhvillimit ekonomik të Dukagjinit, duke nxitur krijimin e vendeve të punës, avancimin teknologjik dhe rritjen e qëndrueshme. Për më tepër, universiteti “Haxhi Zeka” do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë ekosistem, duke ofruar njohuri akademike dhe mbështetje kërkimore për startup-et dhe sipërmarrësit.

Vendimi

Translate »