fbpx
Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet UHZ-së dhe Komunës së Junikut

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet UHZ-së dhe Komunës së Junikut

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), në përpjekje për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik rajonal, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Junikut. Në një takim zyrtar, Rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi, u prit nga Kryetari i Komunës së Junikut, Z. Ruzhdi Shehu.

Gjatë takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në bashkëpunim të ndërsjellë. Njëkohësisht, u vlerësua rëndësia e projektit të Forumit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal. U bë e qartë se marrëveshja do të shërbejë për të zgjeruar këtë bashkëpunim.

Qëllimi kryesor i marrëveshjes është të inkurajojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve mes UHZ-së dhe Komunës së Junikut në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik. Përmes kësaj marrëveshjeje, palët në fjalë, dhe jo vetëm, do të punojnë së bashku për të identifikuar dhe zhvilluar projekte konkrete që do të promovojnë rritjen ekonomike në rajon. Kjo mund të përfshijë përkrahjen e inovacionit, promovimin e sipërmarrjes vendore, organizimin e trajnimeve dhe seminareve, si dhe të tjera iniciativa për nxitjen e zhvillimit ekonomik rajonal.

Marrëveshja e nënshkruar paraqet një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit më të ngushtë midis UHZ-së dhe Komunës së Junikut.

Translate »