Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” u mbajt provimi pranues për studentët e rinj. Për vitin akademik 2024/25, Universiteti “Haxhi Zeka” ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme prej 70% të numrit të aplikantëve në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kjo rritje e konsiderueshme reflekton përkushtimin dhe angazhimin e menaxhmentit, personelit akademik dhe administrativ të universitetit në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe zgjerimin e ofertës programore.
Gjatë provimit pranues, kandidatët u përshëndetën nga prorektorët dhe drejtuesit e njësive akademike. Në fjalët e tyre, ata falënderuan kandidatët për përzgjedhjen e universitetit “Haxhi Zeka” dhe shprehën mirënjohjen për besimin e treguar ndaj këtij institucioni për zhvillimin e tyre personal dhe profesional. Njëheri, ata shprehën përkushtimin e institucionit për të punuar në rritje të cilësisë dhe përgatitje të studentëve me shkathtësitë e duhura për tregun e punës.
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar të ofrojë studime dhe shërbime që vendosin studentin në qendër.
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/DSC09578-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/DSC09581-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/DSC09579-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/DSC09569-1024x683.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/agro-1024x768.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/Agro-1-1024x768.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/Artet-1024x768.jpg)
![](https://unhz.eu/wp-content/uploads/2024/07/Fj-768x1024.jpg)