fbpx
NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” FILLOI PUNIMET KONGRESI I TETË NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE SOCIALE TË APLIKUARA (CIASOS 2024)

NË UNIVERSITETIN “HAXHI ZEKA” FILLOI PUNIMET KONGRESI I TETË NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE SOCIALE TË APLIKUARA (CIASOS 2024)

Nga data 2 deri më 5 tetor 2024, universiteti “Haxhi Zeka”, respektivisht Fakulteti i Biznesit, do të jetë nikoqir i Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Sociale të Aplikuara (CiasoS 2024). Kjo ngjarje ndërkombëtare ka bërë bashkë akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme nga rajoni dhe më gjerë, për të ndarë ide dhe kërkime mbi zhvillimet më të fundit në shkencat sociale të aplikuara.

Në ceremoninë e hapjes së punimeve të konferencës të pranishmit u përshëndetën nga rektori i universitetit, prof.dr. Armand Krasniqi, prorektorja për mësim, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj dhe dekani i Fakultetit të Biznesit, prof.dr. Halit Shabani.

Fjalimet kryesore në konferencë u prezantuan nga nga Prof.Dr. Ercan Özen i cili diskutimin e tij e fokusoi mbi zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e sigurimeve, si dhe nga Prof.Dr. Eleftherios Thalassinos, i cili eksploroi marrëdhënien mes qeverisjes korporative, përgjegjësisë sociale dhe raportimit financiar dhe jofinanciar në kompanitë e mëdha në Greqi.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë janë nga 4 kontinente nga 44 shtete të ndryshme. Numri i pëgjithshëm i punimeve është 156 të cilat janë realizuar nga mbi 400 studiues nga e gjithë bota. Konferenca po vazhdon me sesione paralele në Fakultetin e Biznesit dhe online, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin tematika të ndryshme.

Kjo ngjarje pritet të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve shkencore dhe shkëmbimit të ideve, duke fuqizuar bashkëpunimin ndërmjet studiuesve dhe praktikuesve të fushës së shkencave sociale të aplikuara.

Translate »