fbpx
Mundësi për trajnime

Njoftohen të gjithë studentët dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë se Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Prishtina REA, ka filluar implemetimin e projektit ,,Ndërmarrësia Digjitale dhe Shërbimet ICT – Koncepti Biznesor Post Covid 19″, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportitm në kuadër të programit “Rritja e punësimit të rinjëve përmes ofrimit të shërbimeve të trajnimeve për ndërnarrësi për të rinj”.

Ndër aktivitetet kryesore të këtij projekti janë:
– Organizimi i trajnimeve teorike dhe praktike në “Planifikimin Biznesor për Start Up-ët, potencial me përgatitje dhe ide nga sektori i ICT dhe Digjitalizimit”;
– Këshillime individuale dhe grupore për platformës online;
– Asistencë në hartim të planeve të biznesit.

Trajnimet do të organizohen nga data 03.08.2020 deri më 07.08.2020 dhe ofrohen falas për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar. nga regjionet e Prizrenit dhe Gjakovës. Numri i pjesëmarrësve është i limiturar, prandaj për të marrë pjesë në këto trajnime, ju lutem plotësoni formën e aplikimit ne vijim.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfYkMdcpWHgDRrNCmfFUcXNyVjasKWV46EW4Mm5dDmT8J1BXw/viewform
Translate »