fbpx
Mobilitet në Durrës

Në Universitetin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës po bahet takimi për mobilitet në të cilin po marrin pjesë, Dekani i Fakultetit të MTHM-së,  Prof.Asoc.Dr. Adem Dreshaj dhe Prodekani për Mësim Prof.Asoc.Dr. Bedri Millaku.

Qëllimi i pjesëmarrjes në mobilitet është krijimi i modeleve të përshtatshme rreth syllabuseve, pjesëmarrja në konferencë të përbashkët që do të mbahet në muajin maj të vitit 2020, në  universitetin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës, bashkëpunim me pjesëmarrje në hulumtime të përbashkëta në fushën e turizmit dhe hotelerisë nga të dyja palët, mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet dy fakulteteve.

Në bazë të planit të punës të përgatitur nga dy dekanët e fakulteteve do të mbahen edhe disa ligjërata me studentet e Fakultetit të Turizmit në Durrës nga profesorët e Fakultetit Menaxhim në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. Pastaj, ditëve në vijim do të ketë takim me stafin e lektoreve të Departamentit të Turizmit, diskutim mbi kurrikulat mësimore, mundësit e përgatitjes së programit të përbashkët te studimit.

Translate »