fbpx
Menaxhmenti i UHZ-së realizoj vizitë studimore në Edinburgh

Menaxhmenti i UHZ-së realizoj vizitë studimore në Edinburgh

Menaxhmenti i UHZ-së realizoj vizitë studimore në Edinburgh

Në kuadër të projektit të TEMPUS-it “Përkrahja strategjike në themelimin dhe zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të sigurimit të cilësisë në Universitetin “Haxhi Zeka” (SD@UHZ), menaxhmenti ishte për vizitë tre ditore në Edinburgh.

Temat e trajtuara ishin: Tranzicioni në Universitet, Tranzicioni përmes Universitetit dhe Karrierës dhe Nxitja e prioriteteve dhe Iniciativat e ardhshme në UHZ. Përvoja e fituar nga trajtimi i këtyre temave do të fillojë të zbatohet së shpejti nga menaxhmenti, profesorët dhe studentët e UHZ-së.

Qëllimi i projektit është mbështetja strategjike e Universitetit “Haxhi Zeka” në fushat si në vijim: sigurimin e cilësisë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen e shërbimeve të studentëve, duke ndihmuar UHZ-në që të arrijë objektivat e procesit të Boloniës, sipas Planit Strategjik të Arsimit të Lartë në Kosovë 2011-2016, Strategjisë Evropa 2020, Korniza strategjike e Bashkëpunimit Evropian në edukimin dhe trajnimin (ET 2020), në fusha të caktuara, me qëllim që të ndihmohet në integrimin e Kosovës në fushën Evropiane të Arsimit të lartë. Për më shumë informata klikoni në linkun më poshtë:

web faqja e projektit: http://sd-uhz-tempus.net/

Home1.1.jpg

Translate »