fbpx
Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Opolës në Poloni

Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Opolës në Poloni

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Opolës në Poloni.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i studiuesve dhe shkencëtarëve për të kryer hulumtime me interes të ndërsjellë, shkëmbimi i profesorëve për ligjërata dhe vizita afatshkurtra, ftesa për studiues për pjesëmarrje në konferenca, simpoziume dhe udhëzime, shkëmbimi i informacionit, materialeve akademike dhe publikimeve në fushat me interes të ndërsjellë, mobiliteti i studentëve, etj.

Universiteti “Haxhi Zeka” ishte i përfaqësuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Fadil Millaku, si dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku.

[Best_Wordpress_Gallery id=”210″ gal_title=”Memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Opolës në Poloni”]
Translate »