fbpx
Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka dhe Kosovo Research and Education Network

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka dhe Kosovo Research and Education Network

U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) dhe Kosovo Research and Education Network (KREN). Kjo marrëveshje ka për qëllim të fuqizojë bashkëpunimin në mes të dyja institucioneve.

Kosovo Research and Education Network (KREN) përkrah modernizimin dixhital të Kosovës duke ndërtuar infrastrukturën dhe ofruar shërbime inovative për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin e ideve.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, UHZ do të përfitojë nga qasja në Eduroam (Education Roaming). Ky shërbim siguron akses në roaming të sigurt për komunitetin ndërkombëtar të kërkimit dhe arsimit në mbarë botën. Eduroam është një mjedis virtual që ofron mundësi të avancuara për mësimdhënien dhe mësimin nëpërmjet teknologjisë informative dhe komunikuese. Kjo platformë lejon pedagogët dhe studentët të shfrytëzojnë avantazhet e teknologjisë për të përmirësuar përvojën e tyre arsimore.

Një aspekt tjetër i kësaj marrëveshjeje është sigurimi i një interneti të shpejtë dhe të qëndrueshëm për studentët dhe stafin e UHZ-së. KREN do të ofrojë infrastrukturë të avancuar të rrjetit për të siguruar qasje të shpejtë dhe cilësore në internet.

Vlenë të theksohet se nga bashkëpunimi i mëhershëm me KREN, UHZ ka përfituar një sallë multimediale për shfrytëzim për qëllime arsimore. Po ashtu, ka ndihmuar me disa pajisje për krijimin e zonës Wireless në kampusin e Universitetit. Përmes bashkëpunimit me KREN, UHZ-së do t’i mundësohet shfrytëzimi i licencave të Microsoft-it për një periudhë tre vjeçare.

Translate »