fbpx
Marreveshje bashkepunimi

U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Universitetit “Shën Klementi i Ohrit” në Manastir, përkatësisht Fakultetit Juridik dega në Kërçovë, Republika e Maqedonisë Veriore.

Delegacioni nga Fakulteti Juridik i Kërçovës përbëhej nga Prof. asoc. dr. Laze Jakjimoski; Liljana Janoski; Emilija Stefanovska dhe Goce Veleski

Memorandumi u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Avdullah Robaj dhe Prof. asoc. dr. Laze Jakjimoski në emër të Dekanit të Fakultetit Juridik në Kërçovë.

Memorandumi përfshin bashkëpunimin në çështjet si:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për ligjërata;
  • Bashkëpunimi në projekte kërkimore – shkencore; dhe
  • Mobilitetin e studentëve.

Fakulteti Juridik i UHZ-së mbete i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimi ndërkombëtar për rritjen e mobilitetit akademik dhe kërkimeve shkencore.


Translate »