fbpx
Lajmërim për Aplikim në Raundin e 11-të

Lajmërim për Aplikim në Raundin e 11-të

Project “Young Cell Scheme” Takim me student me datën 18.01.2018 ne ora 11:00 në Amfiteatrin 1

An EU funded Project managed by the European Union Office to Kosovo and implemented by British Council
http://www.ycskosovo.eu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

 

 

 

 

 

 

Lajmërim për Aplikim në Raundin e 11-të, të

Skemës Young Cell, Programi i BE-së për bursa post-diplomike 2018

 

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimeve Evropiane, lajmërojnë hapjen e konkusit për Raundin e 11-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, program i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga e Hëna, 15 Janar 2018 deri të Hena, me 5 Shkurt 2018 dhe kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i Bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha Angleze, do të ofroj deri në 45 bursa të plota (numri real i bursave të ofruara mund të jetë më i vogël varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Kjo ftesë do të jetë e hapur për shërbyesit civil (deri në 10% të numrit të përgjithshëm të bursave të ofruara), për studentët e diplomuar në fakultetet si: juridik, shkenca politike, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji,  dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të disponueshme në http://ycskosovo.eu) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

à         1) Juridik – deri në 25 bursa në dispozicion

à         2) Administratë Publike – deri në 10 bursa në dispozicion

à         3) Ekonomik – deri në 10 bursa në dispozicion

 

Të drejtë konkurimi kanë aplikantët të cilët janë:

à         Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaportë të vlefshme të Kosovës apo letërnjoftim të lëshuar nga Autoritetet Kosovare ose ata të cilët ofrojnë dëshmitë e lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë (vini re: çertifikata e lindjes dhe çertifikata e vendbanimit të dyja kërkohen në rastet kur në asnjë mënyrë nuk mund të sigurohet letërnjoftimi).

à         Të diplomuarit në njërën nga fushat e lartëpërmendura të studimev (ju lutemi referojuni Aneksit I të Rregullores së Punës në dispozicion në http://ycskosovo.eu). Studentët të cilët janë në përfundim të fakultetit poashtu mund të kenë të drejtë konkurimi nëse marrin diplomën jo më vonë se 31 Korrik 2018.

à         Flasin rrjedhshëm gjuhën Angleze dhe Shqipe apo Serbe. Njohja e gjuhëve tjera të BE-së nuk konsiderohet përparësi.

à         Janë të gatshëm të udhëtojnë dhe të lëvizin jashtë vendit nga muaji Gusht 2018 deri Tetor 2019 dhe të vijojnë trajnime intenzive nga mesi i Marsit dhe më tutje.

à         Janë lindur më 4 Shkurt 1983 apo më vonë.

Bursat do të mbulojnë shpenzimet për deri në 45 bursistë, si në vijm:

à         Shpenzimet e shkollimit

à         Shpenzimet e jetesës

à         Shpenzimet e vizës

à         Sigurimin shëndetësor

à         2 bileta të udhëtimit

à         Testin e gjuhës Angleze IELTS (dhe testin GMAT nëse është e nevojshme)

Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të zotohen të:

à         Punojnë për Administratën Publike të Kosovës si praktikantë për së paku 1 muaj para nisjes (përveç shërbyesve civil të cilët veç janë të punësuar në Administratën Publike në Kosovë)

à         Ndjekin Programin e Trajnimit të Gjuhës YCS (ku është e nevojshme)

à         Ndjekin dhe kryejnë studimet e zgjedhura post-diplomike

à         Përmbushin obligimin e punësimit apo ripunësimit (nëse janë shërbyes civil) të pandërprerë trevjeçar në Administratën Publike të Kosovës (përfshirë punësimin nëpër komuna dhe qeveri lokale), pas kthimit.

Përzgjedhja do të zhvillohet  në tri faza dhe përfshinë:

à         Para-përzgjedhja në kriteret administrative dhe ato të përzgjedhshmërisë

à         Testet me shkrim (njohja e gjuhës Angleze, njohuri të përgjithshme për BE-në, vlerësimi verbal & numerik)

à         Intervistë nga paneli i përbërë nga akademikë Evropianë dhe përfaqësues nga ZBE dhe MIE.

 

Femrat dhe përfaqësuesit e minoriteteve fuqimisht inkurajohen të aplikojnë. Formularët e aplikimit dhe dokumentet tjera përcjellëse do të jenë të disponueshme për shkarkim nga interneti, në web faqen vijuese www.ycskosovo.eu  deri me 5 Shkurt 2018. Informatat shtesë mbi Rregullat e Skemës dhe kriteret e përzgjedhjes do të jenë online dhe duhet të lexohen dhe të kuptohen përpara dorëzimit të aplikacionit.

Aplikuesit duhet të kompletojnë në Gjuhën Angleze Formularin e Aplikimit YCS, CV-në formatin Europass dhe duhet të bashkangjesin në Aplikacion Letrën Motivuese të nënshkruar dhe me datë, duke spjeguar se pse ata dëshirojnë të marrin pjesë në Skemë. Të gjithë Aplikantët në Aplikacionet e tyre duhet të përfshijnë Kopjet e Diplomave apo Titujve të Fituar dhe origjinalin (ose kopjet e çertifikuara të) transkripteve dhe kopje të pasaportës së vlefshme/letërnjoftimin lëshuar nga autoritetet e Kosovës ose dëshmitë tjera të lindjes dhe të vendbanimit në Kosovë. Në rastin e Kandidatëve të cilët janë në përfundim të studimeve, ata me aplikacion duhet të bashkangjesin kopjen origjinale (ose të çertifikuar të), transkriptit të notave dhe një deklaratë të pregaditur nga vetë kandidati në lidhje me datën e pritur të diplomimit. Sigurohuni të shënoni në formularin e aplikimit YCS dhe në CV –në e formatit Europass një email adresë të VLEFSHME dhe numër të telefonit. Komunikimi me kandidatët do të bëhet vetëm përmes e-mailit.

Formati i CV-së Europass dhe formulari i aplikimit YCS RXI  mund të shkarkohen nga www.ycskosovo.eu duke u regjistruar në webfaqe dhe duke plotësuar formularin e aplikimit (nën faqen “ Aplikimet në Raundin Xl”).

Vini re: Aplikacionet e pakompletuara, aplikacionet të cilat nuk janë në Gjuhën Angleze dhe aplikacionet të cilat nuk përfshijnë CV-në e formatit Europass nuk do të shqyrtohen dhe do të përjashtohen automatikisht nga procedura e përzgjedhjes!

 

                                                                    Afati i fundit për aplikim: E Hena, 5 Shkurt 2018, ora 17:00

 

Dorëzimi i aplikacionit, nga e Hëna deri të Premten nga ora 10:00 – 16:00, duhet të bëhet personalisht ose me postë të regjistruar/apo postë të shpejtë në Pliko (Zarfë) të mbyllur të adresuar te: Young Cell Scheme, Aplikimi për Raundin XI, Rr. Perandori Justinian 106, Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë (Kosovë)

 

APLIKACIONET E DËRGUARA ME E-MAIL NUK JANË TË VLEFSHME

 

Ju lutemi mos bëni kërkesa të drejtëpërdrejta lidhur me aplikacionin tuaj.

Kandidatët që nuk kontaktohen deri me 09 Shkurt 2018 nuk kanë arritur të hyjnë në listën e ngushtë.

 

Për më shumë informata mund të konsultoni www.ycskosovo.eu ose shkruani në info@ycskosovo.eu

 

Vërejtje: Zbatimi i këtij programi të Bursave Shkollore, varet nga mundësia e financimit të BE –së, menaxhuar nga                   Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

“Young Cell Scheme” ( Raundi XI, XII ) është Projekt i financuar nga BE, menaxhuar nga ZBE dhe implementuar nga British Council.

 

                                                                                                                                         

 

 

Translate »