fbpx
Konkurs Plotësues

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për të vazhduar studimet bachelor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë se konkursi  plotësues për regjistrim të studentëve në studimet bachelor do të hapet në muajin shtator. Konkursi do të hapet për të gjitha drejtimet në të gjitha njësitë akademike.

Gjithashtu në muajin shtator do të hapet konkursi për regjistrim të studentëve në studimet master. Njoftohen të  gjithë të interesuarit për të aplikuar në studimet e nivelit master, që më datë 16 Mars 2018, Qeveria e Kosovës ka miratuar UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (QRK) NR.03/2018 PËR GJUHËT E HUAJA NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË APO TË TRETË, sipas të cilit obligoheni që me rastin e aplikimit të sjellni dëshmi të njohjes së ndonjërës nga gjuhët e huaja si anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, duke u bazuar në këtë udhëzim administrativ për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë në studimet master kërkon nivelin A1.

Translate »