Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2024-2025

Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2024-2025

Në bazë të Rregullores nr. 1194/23  për Ndarjen e Bursave në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.11.2024 mori vendim në bazë të cilit:

UNIVERSTIETI “HAXHI ZEKA” NË PEJË
shpall
K O N K U R S
për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2024-2025

                                                                         I. Kushtet  e përgjithshme

  1. Bursa universitare ndahen për studentët e  Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë në nivelet e studimeve Baçelor dhe Master.
  • Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët  të cilët i  plotësojnë këto kushte:
    • Të jenë studentë të rregullt të Universitetit “Haxhi Zeka”  në Pejë;
    • Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë;
    • Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
    • T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit;
    • Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.0 (nëntë pikë zero) në nivelin Baçelor, ndërsa notë mesatare më së paku 9.5 (nëntë pikë pesë) në nivelin Master;
    • Përjashtim bëjnë studentët me aftësi ndryshe, të cilët nuk duhet të kenë notën mesatare nën 8.0 (tetë pikë zero) në të dy nivelet Baçelor dhe Master.

                                                                    II. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

  1. Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet nga pika dy (2) e këtij konkursi, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
    1. Kërkesën për bursë drejtuar UHZ-së;
    1. Vërtetimin e vitit të regjistruar akademik 2024/2025;
    1. Çertifikatën e notave me notë mesatare;
    1. Dëshmi se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve;
    1. Të gjitha dokumentet që kërkohen në pikën  b, c dhe d duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente;
    1. Kopje të letërnjoftimit.
  •  Dokumentet e kompletuara  dorëzohen në zyrën për çështje studentore në fakultetet përkatëse.
  •  Dokumentet e pakompletuara sipas kritereve të lartcekura dhe ato që dorëzohen jashtë afatit të përcaktuar në këtë konkurs, nuk do të shqyrtohen .

                                                                         III. Afati i aplikimit

Afati i aplikimit zgjatë tetë (8) ditë, përkatësisht prej datës 05.11.2024 deri më datë 13.11.2024 në ora 16.00.

                                                                           IV. E drejta e ankesës

  1. Kandidatët e pakënaqur me vendimin e shpallur pas publikimit të rezultateve kanë të drejtë t’i paraqesin ankesë Këshillit Drejtues në afat prej tetë(8) ditësh, nga dita e publikimit të vendimit.
  • Vendimi i Këshillit Drejtues lidhur me ankesën është përfundimtar.

                                                                          V

Vendimi për kandidatët që janë përfitues të bursës dhe të atyre që ju refuzohet kjo e drejtë do të publikohet në web-faqen e Universitetit – www.unhz.eu

Translate »