fbpx
Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2022-2023

Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2022-2023

Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Bursave në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë ref.2992/18 të datës 09.11.2018, Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.11.2022 mori vendim në bazë të të cilit:

UNIVERSTIETI “HAXHI ZEKA” NË PEJË
shpall
K O N K U R S
për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2022-2023

Bursa universitare ndahen për studentët e Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë në nivelet e studimeve Bachelor dhe Master .

I. Për fitimin e bursës universitare studentët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të jenë studentë të rregullt të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
  2. Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë;
  3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
  4. T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit;
  5. Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.0 (nëntë pikë zero) në nivelin Bachelor, ndërsa notë mesatare më së paku 9.5 (nëntë pikë pesë) në nivelin Master;
  6. Studentët në Fakultetin e Arteve në nivelin Bachelor duhet të kenë mesataren së paku 9.5 (nëntë pikë pesë).

II. Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet nga pika një (I) e këtij konkursi, duhet t’i paraqesin këto dokumente:

a) Kërkesën për bursë drejtuar UHZ-së;
b) Vërtetimin e vitit të regjistruar akademik 2022-2023;
c) Certifikatën e notave me notë mesatare;
d) Dëshmi se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve;
e) Të gjitha dokumentet që kërkohen në pikën b, c dhe d duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente;
f) Kopje të letërnjoftimit.

Shqyrtimi i aplikacioneve të studentëve kandidatë për të fituar bursë universitare bëhet nga komisioni përgjegjës i themeluar nga Menaxhmenti i Universitetit, i cili përbëhet nga 5 anëtarë.

Studentët bursistë do të gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2022/2023.

Dokumentet e kompletuara paraqiten në fakultetet përkatëse.
Afati i paraqitjes zgjatë prej datës 03.11.2022 deri më 17.11.2022.
Vendimi do të publikohet në web-faqen e Universitetit – www.unhz.eu

Translate »