fbpx
Konkurs për ndarjen e bursave për nivelin Bachelor dhe Master nga MASH

Konkurs për ndarjen e bursave për nivelin Bachelor dhe Master nga MASH

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet baçelor dhe master, për vitin akademik 2020/2021.

Konkursi do të jetë i hapur prej 15 ditë, nga data 21.10.2020 deri me datë 04.11.2020 në ora 16:00.

Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët:

Formulari i aplikacionit nga MASH, i cili mund të shkarkohet në linkun: Formulari për shkarkim

  1. Certifikata e lindjes origjinale
  2. Vërtetimi i statusit të studentit duhet të jetë i afatit të shtatorit për vitin akademik 2020-2021.
  3. Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (BA dhe MA), me notë mesatare dhe kreditë e fituara të cekura.
  4. Kopja e letërnjoftimit.
  5. Konfirmim nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive.
  6. Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
  7. Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.
  8. Kandidatët e kategorive sipas nenit 4 të UA 14/2017 duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin si më lartë dhe dëshmi valide nga organet kompetente.

Aplikimi bëhet online në emailin e MASH bursa.mash@rks-gov.net

Të gjitha informatat e nevojshme lidhur me kushtet e përgjithshme dhe procedurat për angazhim, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, drejtën e ankesës dhe informata të tjera më rëndësi, ju lutem shihni konkursin e plotë këtu (PDF file).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »