fbpx
KONKURS për emërimin e personelit akademik të rregullt

KONKURS për emërimin e personelit akademik të rregullt

Me bazë në nenin 8 të Ligjit nr. 03/L-212 të Punës, nenit 26 të Ligjit nr. 04/L-037 mbi Arsimin e Lartë të Kosovës, nenin 169,170, 171, 172, 173, 174 të Statutit nr. 04-V-622 të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Rregulloren nr. 025/23 për Procedurat Vlerësuese dhe Përzgjedhëse Lidhur më Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik të Rregullt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.07.2023, vendosi të:

Shpall
K O N K U R S
Për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik të rregullt në UHZ

Fakulteti i Biznesit

Për riemërim/avancim:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Bazat e Kontabilitetit, Kontabiliteti Financiar;
  2. Një mësimdhënës për lëndët: Skrim Akademik, Shkathtësitë e Komunikimit;

Për riemërim:

Një asistent për lëndët: Makroekonomia, Ekonometria, Analiza Ekonomike, Ekonomiksi i Avancuar;

Fakulteti i Juridik

Për riemërim/avancim:

Një mësimdhënës për lëndët: E Drejta Ndërkombëtare Publike, Hyrje në të Drejtën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut;

Fakulteti i MTHM – së

Për emërim për herë të parë në thirrjen akademike:

  1. Një mësimdhënës për lëndët: Agjencitë Turistike dhe Ekoturizmi;
  2. Një asistent për lëndët: Gjuhë Angleze (në programin në gjuhën shqipe dhe gjuhë angleze në programin në gjuhën boshnjake);

Mënyra e  aplikimit

  1. Kandidatët të cilët aplikojnë për më shumë se një pozitë duhet të sjellin kopje fizike për aq pozita sa aplikojnë. 
  • Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme (të cilat kërkohen sipas Rregullores nr. 025/23 për Procedurat Vlerësuese dhe Përzgjedhëse Lidhur më Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik të Rregullt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe konkursit) duhet fillimisht të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: apliko.online@unhz.eu dhe pastaj në formë fizike në zyrën e protokollit në Rektorat.
  •  Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. 
  • Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes në web-faqen zyrtare të Universitetit dhe gazetë, përkatësisht nga dt. 18.07.2023, deri  më dt. 01.08.2023.

Ju lutem shkarkoni këtu formularin për aplikim.

Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: https://unhz.eu


K O N K U R S A
Za imenovanje, reizbor i unapređenje redovnog akademskog osoblja na UHZ

Translate »