fbpx
KONKURS

Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë duke u bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Opoles, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.05.2020, mori vendim sipas të cilit vendosi që të shpall:
KONKURS

Për pjesëmarrje në projektin “Student kompetent – i diplomuar me përvojë: punëtori ndërkombëtare për kompetencat kryesore për tregun e punës”.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është partner i Projektit Ndërkombëtar NAWA (Agjencia Kombëtare Polake e Shkëmbimit Akademik) me Universitetin e Opoles, Poloni i cili është Koordinator i Projektit.
Qëllimi i Projektit:
Qëllimi i projektit është të zhvillojë kompetencat kryesore për tregun e punës përmes pjesëmarrjes së studentëve në punëtori ndërkombëtare, kryerjen e detyrave praktike në një grup multi-kulturor dhe pjesëmarrjen në vizita studimore në kompani ndërkombëtare. Ideja është bashkimi i vendeve të ndryshme, kulturave të ndryshme dhe qasjeve të ndryshme ndaj biznesit.
Përshkrimi i projektit:
Në këtë projekt përfshihen pesë (5) Universitete: Universiteti i Opoles (Poloni), Universiteti i Maltës (Maltë), Universiteti Katolik i Leuven-it (Belgjikë), Universiteti Haxhi Zeka (Kosovë), dhe Universiteti Tomas Bata në Zlin (Republika Çeke). Do të ketë punëtori pesë-ditore në çdo Universitet dhe secili Universitet do të përfaqësohet nga 9 studentë.
Kriteret e pranimit:

  1. Të jetë student në vitin e fundit të një programi të studimit të biznesit (të ketë edhe një vit të mbetur për kompletim të studimeve)
  2. Të flasë anglisht në nivelin B1-B2 (Intermediate):
  3. Letra Motivuese (e cila është shumë e rëndësishme)
  4. Pasaporta e vlefshme
  5. Dëshmia e statusit të studentit nga njësia përkatëse

Transparenca dhe barazia
Procesi do të jetë transparent dhe të gjithë ata që plotësojnë kriteret e mësipërme inkurajohen të aplikojnë. Kandidatët që kualifikohen për projektin do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme, të tilla si intervista në gjuhën angleze. Duhet të theksohet se të gjitha shpenzimet shoqëruese të gjithë pjesëmarrjes mbulohen nga projekti.
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën: [email protected]
Afati për aplikim është nga data 08.06.2020 deri me datën 15.06.2020 në ora 12:00.

Translate »