fbpx
Konferenca e II-të vjetore: Përgjigjet ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universiteteve

Konferenca e II-të vjetore: Përgjigjet ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universiteteve

Në ambientet e Hotel International Prishtina, nën organizimin e projektit HERAS+ po mbahet konferenca e dytë vjetore: Përgjigjet ndaj debateve mbi monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të strategjive të universiteteve. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj Arbërie Nagavci, përfaqësues të Ambasadës Austriake në Kosovë, përfaqësues të WUS Austria. Qëllimi është që të mblidhen të gjitha palët e interesuara të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë dhe më gjerë dhe të diskutohet rreth monitorimit dhe vlerësimit të dokumenteve strategjike të institucioneve të arsimit të lartë. Në këtë drejtim, një manual i dedikuar për mënyrën e kryerjes së monitorimit dhe vlerësimit u prezantua gjatë këtij eventit. Konferenca ishte e ndarë në tre sesione. Sesioni i parë i ishte dedikuar perspektivës kombëtare, duke diskutuar mbi dokumentet strategjike për arsimin, i ndërlidhur me situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballen universitetet e Kosovës në monitorimin dhe vlerësimin e planeve të tyre strategjike. Panelist në këtë sesion ishte rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi i cili diskutimin e tij e fokusoj në zhvillimin strategjik të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë: praktikat dhe sfidat aktuale. Në sesioni e dytë ekspertët ndërkombëtare diskutuan mbi monitorimin dhe vlerësimin e planeve strategjike nga një perspektivë krahasuese, ndërsa sesioni i tretë i ishte dedikuar diskutimeve të të pranishmëve mbi formulimin e strategjive, monitorimi dhe vlerësimi i tyre bazuar në raste specifike.
Planet strategjike, monitorimi dhe vlerësimi i tyre janë pjesë e rëndësishme e të ardhmes së institucioneve të arsimit të lartë në vend dhe fokusi në formulimin dhe zbatimin e duhur të planit strategjik do të thotë rritje të efikasiteti të IAL-vë në Kosovë.

Translate »