fbpx
HARTËZIMI I BIZNESEVE NË RRAFSHIN E DUKAGJINIT

HARTËZIMI I BIZNESEVE NË RRAFSHIN E DUKAGJINIT

Instituti për Shkencë dhe Arte ka hartuar raportin për Hartëzimin e bizneseve në rrafshin e Dukagjinit. Duke e marrë parasysh se Dukagjini është një zonë e rëndësishme në Kosovë, me karakteristika të veçanta ekonomike, sociale dhe kulturore, qëllimi i përgjithshëm i këtij raporti është të ofrojë një analizë të detajuar dhe të përshtatur për këtë rajon me fokus të veçantë në:

  1. Analizën e Potencialeve Ekonomike Lokale;
  2. Identifikimin e Burimeve dhe Infrastrukturës;
  3. Vlerësimin e Nevojave dhe Mundësive të Investimeve;
  4. Studimin e Sfidave dhe Rreziqeve;
  5. Krijimin e Planit të Veprimit dhe Strategjive;
  6. Promovimin e Rrethinës dhe Mundësive të Rajonit;
  7. Përmirësimin e Politikave dhe Rregulloreve.

Për më shumë, ky raport ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të bizneseve në rrafshin e Dukagjinit duke ofruar një analizë të thellë të kushteve lokale dhe duke ofruar rekomandime praktike për sipërmarrësit dhe investitorët.

Translate »