Një grup i studentëve të fakultetit të Agrobiznesit të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë kanë marrë pjesë në Panairin e 22-të të produkteve bujqësore AGROKOS, në Prishtinë, i organizuar nga organizata CEO (Congress Event Organization) me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Me qëllim të krijimit të rrjetit të bashkëpunimit me kompani private dhe mundësisë së realizimit të praktikës profesionale apo punësimit, studentët të udhëhequr nga zyra e karrierës së UHZ-së patën mundësinë të bëjnë prezantimin e Universitetit dhe fakultetit të Agrobiznesit, përkatësisht drejtimeve të këtij institucioni dhe profesionistëve të ri që dalin nga ky institucion.
Abedin Selimaj, drejtor i zyrës së karrierës në UHZ bashkë me studentët priten në shtandin e tyre biznese e qytetarë të shumtë dhe njëkohësisht vizituan kompanitë tjera që prezantuan produktet e tyre në panair për tu njohur me procesin e prodhimit dhe distribuimit, ku krijuan kontakte grupore dhe individuale me këto kompani.
Para të pranishmëve në panair prezantoi profesori i fakultetit të Agrobiznesit, Prof. Asoc. Dr. Nazmi Hasanaj, ku foli për fakultetin e Agrobiznesit dhe drejtimet që posedon. Ai shpalosi edhe gjendjen aktuale të procesit të prodhimit dhe vështirësitë që ka ky sektor. Po ashtu, adresoi të Ministria e Bujqësisë nevojat e sektorit të bujqësisë dhe orientimin e zhvillimit për prodhuesit e këtij sektori.
UHZ është duke vijuar pjesëmarrjen edhe në ditën e dytë të panairit me pjesëmarrje edhe të profesorëve tjerë të fakultetit të Agrobiznesit.