fbpx
E ARDHMJA ËSHTË NË DORËN TËNDE

E ARDHMJA ËSHTË NË DORËN TËNDE

Batalioni i 1-rë Italian Regjimenti Bersalieri i Komandës Rajonale Perëndim, Unviersiteti “Haxhi Zeka” dhe OSBE organizuar konferncën mbi barazinë gjinore “E ardhmja është në dorën tënde” 

Kjo nismë synon të nxisë zhvillimin akademik të studentëve dhe të rrisë rolin e gruas në shoqëri. U diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë dhunën në familje dhe rolin e grave në vendin e punës.

Të pranishëm në konferencë ishin komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Francesco Ferrara, Drejtori i Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Riccardi Celeghini, personeli akademik, administrativ dhe studentë të universitetit “Haxhi Zeka” dhe të ftuar special që i dhanë rëndësi të veçantë ngjarjes. 

Universiteti “Haxhi Zeka” ka ngritur standarde të larta në përkushtimin e tij ndaj barazisë gjinore në të gjitha fushat e veprimtarisë së tij. Duke kuptuar rëndësinë e barazisë gjinore në arsim dhe shoqëri, universiteti ka zhvilluar politika dhe programe konkrete për të siguruar një ambient të drejtë dhe të barabartë për të gjithë studentët dhe personelin e tij.

Translate »