Ceremonia e 8 Marsit në Universitetin “Haxhi Zeka”
Në këtë ceremoni në fjalën e tij, Rektori i UHZ-së, Prof.Dr. Fadil Millaku në emër të menaxhmentit përcjelli urimet më të përzemërta për stafin akademik dhe administrativ femra dhe për të gjitha gratë, nënat dhe motrat tona për festën e tyre 8 Marsin. Nderim dhe respekt të veçantë për të gjitha nënat gratë dhe motrat tona, për kontributin, sakrificën, heroizmin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm nder vite, që ndihmuan në shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, tha Rektori Millaku. Në këtë ditë feste, Rektori inkurajoi të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që të mos reshtin në përpjekjet e tyre për të arritur të drejtat e tyre legjitime. Profesor Millaku tha se gratë kanë pozicione të rëndësishme në vendimmarrje, mund të ndërmarrin çdo veprim për zhvillimin e karrierës së tyre, megjithatë barazia gjinore e pranuar nga të gjithë vazhdon të mbetet një çështje me prioritet, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë se bashku.
Fjalë rasti kishte edhe përfaqësuesja e OBSE-së në Pejë, znj. Have Lajçi, e cila foli për barazinë gjinore, misionin e OSBE-së në përkrahjen e femra dhe dhe zhvillimin e saj ndër vite.
Ndërsa, Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Shkëlqesia e tij, z. Miljan Majhen, i cili mbajti një ligjëratë me temën ‘’Integrimi i Sllovenisë në BE-së – Mësimet e Mësuara,’’ që ka një rendësi të veçantë jo vetëm për barazinë gjinore dhe ditën e gruas, por edhe për procesin e Integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian, pjesë e të cilit proces është edhe femra kosovare. Ai po ashtu potencoi se roli i gruas në proceset vendimmarrëse në Slloveni ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe vazhdon të jetë, andaj përfshirja e femrës në shumë procese në Kosovë është shumë e rëndësishme.
Në Universitetin “Haxhi Zeka” mbi 50% e studentëve janë të gjinisë femërore, , në administratë po ashtu mbi 50% janë femra, në nivelin drejtues në UHZ kemi përfshirje të barabartë, ndërsa, në nivelin akademik dominojnë meshkujt me përqindje më të lartë.