Në bazë të Rregullores nr. 1194/23 për Ndarjen e Bursave në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 04.11.2024 mori vendim në bazë të cilit:
I. Kushtet e përgjithshme
- Bursa universitare ndahen për studentët e Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë në nivelet e studimeve Baçelor dhe Master.
- Të drejtë aplikimi për bursë universitare kanë studentët të cilët i plotësojnë këto kushte:
- Të jenë studentë të rregullt të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë;
- Të jenë studentë të vitit të dytë e më lartë;
- Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve;
- T’i kenë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak përkatës të studimeve në afatin e shtatorit;
- Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.0 (nëntë pikë zero) në nivelin Baçelor, ndërsa notë mesatare më së paku 9.5 (nëntë pikë pesë) në nivelin Master;
- Përjashtim bëjnë studentët me aftësi ndryshe, të cilët nuk duhet të kenë notën mesatare nën 8.0 (tetë pikë zero) në të dy nivelet Baçelor dhe Master.
II. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
- Studentët, të cilët i plotësojnë kushtet nga pika dy (2) e këtij konkursi, duhet t’i paraqesin këto dokumente:
- Kërkesën për bursë drejtuar UHZ-së;
- Vërtetimin e vitit të regjistruar akademik 2024/2025;
- Çertifikatën e notave me notë mesatare;
- Dëshmi se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve;
- Të gjitha dokumentet që kërkohen në pikën b, c dhe d duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente;
- Kopje të letërnjoftimit.
- Dokumentet e kompletuara dorëzohen në zyrën për çështje studentore në fakultetet përkatëse.
- Dokumentet e pakompletuara sipas kritereve të lartcekura dhe ato që dorëzohen jashtë afatit të përcaktuar në këtë konkurs, nuk do të shqyrtohen .
III. Afati i aplikimit
Afati i aplikimit zgjatë tetë (8) ditë, përkatësisht prej datës 05.11.2024 deri më datë 13.11.2024 në ora 16.00.
IV. E drejta e ankesës
- Kandidatët e pakënaqur me vendimin e shpallur pas publikimit të rezultateve kanë të drejtë t’i paraqesin ankesë Këshillit Drejtues në afat prej tetë(8) ditësh, nga dita e publikimit të vendimit.
- Vendimi i Këshillit Drejtues lidhur me ankesën është përfundimtar.
V
Vendimi për kandidatët që janë përfitues të bursës dhe të atyre që ju refuzohet kjo e drejtë do të publikohet në web-faqen e Universitetit – www.unhz.eu