fbpx
Menaxhmenti i universiteti “Haxhi Zeka” pret në vizitë përfaqësues të projektit Qëndrueshmëria në Arsimin e Lartë dhe Kërkime

Menaxhmenti i universiteti “Haxhi Zeka” pret në vizitë përfaqësues të projektit Qëndrueshmëria në Arsimin e Lartë dhe Kërkime

Përfaqësues të projektit “Qëndrueshmëria në Arsimin e Lartë dhe Kërkime” (SHER), të kryesuar nga z. Aqim Emurli, vizituan Universitetin “Haxhi Zeka” (UHZ), ku u pritën nga rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe ekipi i tij. Kjo vizitë kishte për qëllim prezantimin e projektit SHER, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet SHER dhe UHZ-së në fushën e qëndrueshmërisë akademike dhe kërkimeve shkencore, duke adresuar nevojat specifike të universitetit dhe sfidat për zhvillim të qëndrueshëm në këto fusha.

Gjatë takimit, z. Emurli prezantoi objektivat kryesore të projektit SHER, duke theksuar rëndësinë e qëndrueshmërisë në kërkime, zhvillimin e kapaciteteve kërkimore në përputhje me nevojat strategjike të institucionit, dhe promovimin e barazisë gjinore si një komponent kyç për suksesin afatgjatë. Ai nënvizoi gjithashtu mbështetjen që projekti SHER ofron për të ndihmuar universitetin në rritjen e cilësisë së kërkimeve dhe zgjerimin e mundësive për avancim shkencor.

Në ditët në vijim, pritet të konkretizohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet SHER dhe UHZ-së. Kjo marrëveshje synon të krijojë një kornizë të qëndrueshme për përmirësimin e kërkimeve shkencore dhe avancimin e kapaciteteve akademike, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin në fushat prioritare të universitetit.

Translate »