fbpx
UHZ MERR PJESË NË KONFERENCËN “INTEGRITETI DHE TRANSPARENCA NË ARSIMIN E LARTË: SFIDAT DHE RRUGËT PËR PËRMIRËSIM”

UHZ MERR PJESË NË KONFERENCËN “INTEGRITETI DHE TRANSPARENCA NË ARSIMIN E LARTË: SFIDAT DHE RRUGËT PËR PËRMIRËSIM”

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), anëtare e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), organizoi konferencën me titull “Integriteti dhe Transparenca në Arsimin e Lartë: Sfidat dhe Rrugët për Përmirësim,” si pjesë e projektit “Përkrahja e Arsimit të Lartë përmes Avokimit dhe Kontributit të Bazuar në Hulumtim,” mbështetur nga Fondacioni i Ballkanit Perëndimor për Shoqëri të Hapur.

Kjo konferencë, që gjithashtu shënoi përmbylljen e projektit, përfshiu në diskutimet e saj çështjet kyçe të integritetit dhe transparencës në arsimin e lartë.Në këtë ngjarje morën pjesë personalitete të larta të fushës së arsimit, përfshirë ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, znj. Hasnije Iliaz, dhe drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Gjithashtu, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në vend.Konferenca u organizua në tre panele kryesore, të cilat trajtuan temat e rëndësishme si: roli i koalicioneve si mjet i fuqizimit qytetar, duke sjellë në fokus rastin e KITU-së; performanca e institucioneve të arsimit të lartë; dhe integriteti akademik si një faktor kyç për transformimin e moralit shoqëror.

Universiteti “Haxhi Zeka” luajti një rol të rëndësishëm në këtë konferencë përmes pjesëmarrjes në panelin e dytë, ku u diskutua performanca e institucioneve të arsimit të lartë. Përfaqësuesit nga universiteti i Prishtinës, MASHTI, AKA dhe ekspertë të arsimit të lartë kontribuan gjithashtu në këtë diskutim. Universiteti “Haxhi Zeka” u përfaqësua nga Prof. Ass. Dr. Alma Shehu Lokaj, prorektore për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, e cila ndau perspektivat dhe përvojat e UHZ-së mbi përmirësimin e performancës dhe integritetit akademik në arsimin e lartë.

Translate »