fbpx
VIZITË NË UNVIERSITETIN “HAXHI ZEKA” E PROFESORESHËS MARTYNA KOKOTKIEWICZ NGA UNIVERSITETI ADAM MICKIEWICZ POZNAŃ/POLONI

VIZITË NË UNVIERSITETIN “HAXHI ZEKA” E PROFESORESHËS MARTYNA KOKOTKIEWICZ NGA UNIVERSITETI ADAM MICKIEWICZ POZNAŃ/POLONI

Sot vizitoi universitetin “Haxhi Zeka” profesoresha nga universitetit Adam Mickiewicz Poznań/Poloni, Martyna Kokotkiewicz. Ajo u prit nga rektori i universitetit “Haxhi Zeka”, prof.dr. Armand Krasniqi dhe prorektorja për mësim, çështje studentore dhe kërkime shkencore, prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj.

Profesoresha Kokotkiewicz ishte e shoqëruar nga profesori i universitetit të Gjakovës, z. Artan Nimani. Rektori Krasniqi, shkurtimisht e informoi profesoreshën për universitetin “Haxhi Zeka” dhe planet e tij për zhvillim, duke potencuar rëndësinë e përmbushjes së misionit dhe vizionit të UHZ-së dhe bashkëpunimit me universitete ndërkombëtare.

Profesoresha Martyna Kokotkiewicz propozoi të lidhen ura bashkëpunimi me universitetin Adam Mickiewicz Poznań në Poloni në kuadër të ERASMUS+ dhe marrëveshje institucionale. Profesoresha Martyna Kokotkiewicz ëshë pjesëmarrësve e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ishte kënaqësi të kishim në universitetin tonë një dashamirëse të shqiptarëve dhe njohëse të mirë të gjuhës shqipe.  

Translate »