fbpx
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRËPRET SHKOLLËN VERORE “GJINIA, EKONOMIA DHE POLITIKA” TË ORGANIZUAR NGA ABGJ DHE NDI

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” MIRËPRET SHKOLLËN VERORE “GJINIA, EKONOMIA DHE POLITIKA” TË ORGANIZUAR NGA ABGJ DHE NDI

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë mirëpret Shkollën Verore “Gjinia, ekonomia dhe politika”, një ngjarje e rëndësishme që do të mbahet nga 27 deri më 31 gusht. Shkolla Verore organizohet nga Agjencia për Barazi Gjinore e Kosovës dhe Instituti Kombëtar për Demokraci. Kjo shkollë verore do të përfshijë një sërë sesionësh edukative dhe diskutime të hapura, të fokusuara në ekonominë feministe dhe çështjet gjinore në kontekstin e Kosovës.

Ceremoninë e hapi zv. Drejtori I Instituti Kombëtar për Demokraci z. Valon Kurhasani. Ai theksoi  rëndësinë e ekonomisë feministe në zhvillimin shoqëror. Znj Edi Gusia, u.d. Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), solli perspektivën institucionale për këtë temë dhe mbështetjen që ABGJ ofron në përkrahje të nismave të tilla. Prof. Dr. Armand Krasniqit, Rektor I universitetit “Haxhi Zeka” fjalën e tij përshëndetëse e drejtoi ndaj rolit të rëndësishëm që kanë institucionet e arsimit të lartë në promovimin e barazisë gjinore përmes arsimit. Ai theksoi se universitetet nuk janë thjesht vende për të fituar njohuri, por edhe për të formuar vlera shoqërore dhe kulturore. Duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit “Haxhi Zeka” për nisma që avancojnë barazinë gjinore, ai vuri në pah angazhimin e universitetit për të integruar perspektivën gjinore në kurrikulat akademike dhe në politikat e zhvillimit të institucionit.

Panelistet e ftuara në diskutim në ceremoninë e hapjes së shkollës verore ishin znj. Arbërie Nagavci, Ministre e MASHTI-t dhe znj. Jeta Statovci, deputete dhe Zëvendëskryetare e Parë e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Kuvendi i Republikës së Kosovës. Dy panelistet ofruan perspektivat e tyre për barazinë gjinore dhe shpalosën përpara të pranishmëve politikat për përkrhaje të femrave.

Translate »