fbpx

Përmbyllet me sukses punëtoria dyditore në Universitetin “Haxhi Zeka”: “AKADEMIA TRANSFORMUESE: THEMELIMI I NJË PROGRAMI KËRKIMOR TË ORIENTUAR NGA INOVACIONET E TREGUT DHE BASHKËPUNIMI ME INDUSTRINË”

Kjo ngjarje, e cila mblodhi ekspertë nga fusha të ndryshme akademike, pati si qëllim kryesor zhvillimin e një programi kërkimor të cilësisë së lartë, i cili do të orientohej drejt inovacioneve të shkencws, tregut dhe forcimit të bashkëpunimit me industrinë.

Pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre dhe diskutuan mbi strategjitë më të mira për të arritur këtë qëllim, duke vendosur kështu themelet për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Gjatë punëtorisë u diskutua gjerësisht mbi standardet e akreditimit dhe mënyrat se si universiteti “Haxhi Zeka” mund t’i përmbushë këto standarde. Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e këtyre standardeve në sigurimin e cilësisë së programeve akademike dhe mbrojtjen e interesave të studentëve dhe personelit akademik. Ekspertët ndërkombëtarë të pranishëm dhanë sugjerime të vlefshme për përmirësimin e procesit të akreditimit, duke ndihmuar universitetin të përshtatet më mirë me kërkesat dhe sfidat e tregut global të arsimit të lartë. Një nga temat kyçe të punëtorisë ishte draft rregullorja për studimet e doktoratës. Kjo rregullore u prezantua dhe u diskutua gjerësisht nga pjesëmarrësit, të cilët ofruan ide dhe komente për përmirësimin e saj. Ekspertët ndërkombëtarë dhanë këshilla të çmuara mbi mënyrat më të mira për të strukturuar dhe menaxhuar programin e doktoratës, duke u fokusuar në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për kërkime shkencore të avancuara dhe inovative. Universiteti “Haxhi Zeka” po bën përpjekje maksimale për të përparuar drejt shkencës dhe inovacionit.

Përmes këtyre iniciativave dhe bashkëpunimeve ndërkombëtare, universiteti synon të forcojë rolin e tij si një qendër e ekselencës akademike dhe inovative në rajon. Këto përpjekje janë dëshmi e angazhimit të palodhur të universitetit për të ofruar arsim cilësor dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe social përmes kërkimit dhe inovacionit.

Translate »