fbpx
191 Vjet nga Lindja e Edukatorit: Haxhi Zeka, Shpirti i Atdhetarit dhe  Figura Shquar e Shekullit të 19-të në Shërbim të Kombit dhe Arsimit

191 Vjet nga Lindja e Edukatorit: Haxhi Zeka, Shpirti i Atdhetarit dhe Figura Shquar e Shekullit të 19-të në Shërbim të Kombit dhe Arsimit

Haxhi Zeka ishte një atdhetar pejan i shquar i shekullit të 19-të, i cili lindi më 20.12.1832

Ai shquhet për përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe dashurinë për arsimin. Ai ishte një ndër frymëzuesit kryesorë të Lidhjes së Prizrenit, një lëvizje historike e cila kishte si qëllim mbrojtjen e territoreve shqiptare nga ndërhyrjet e huaja.

Haxhi Zeka, qytetari i Pejës, pati një lidhje të thellë me qytetin e tij. Kujdesi dhe përkushtimi i tij për Pejën shfaqen në kontributin e tij në zhvillimin e qytetit dhe të arsimit në këtë rajon. Ai kishte ndikim të thellë në zhvillimin kulturor dhe Ekonomik të rajonit të Pejës . Mulliri i Haxhi Zekës ishte veprimtaria e parë industriale në Pejë. Për të, arsimi ishte mjeti kryesor për ngritjen e shoqërisë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Për këtë arsye, ai ndihmoi në shkollimin e të rinjëve dhe kontribuoi në zhvillimin e njohurive në kohën kur kjo ishte sfiduese për Pejën dhe rajonin.

Ai udhëheqi dhe bëri të mundur organizimin e Lidhjes së Pejës, një Lëvizje e bashkëpunimit dhe përpjekjeve për mbrojtjen e identitetit kombëtar.

Idea e tij për orientimin dhe lidhjen me Anglinë reflekton dëshirën për aleancë me vlerat e perëndimit dhe përfitime nga përvojat e vendeve të tjera. Ky qëndrim tregon vizionin e tij për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare.

Haxhi Zeka u bë një figurë qendrore në luftën për liri dhe pavarësi kombëtare. Përkushtimi i tij ndaj arsimit, bashkëpunimi në mbrojtje të tokave dhe lidhjet me intelektualët e kohës, e bëjnë atë një shembull të ndritur të patriotizmit dhe përkushtimit ndaj vlerave kombëtare.

Autor i punimit të portretit të Haxhi Zekës, Pajtim Pasha, pasardhës familjar i Haxhi Zekës

Translate »