
Fjala e Rektorit
Të dashur studentë, kolegë!
Të dashur vizitorë!
Universiteti është mundësia më e mirë që mund t’u ofrohet të rinjve dhe të rejave tona për të marrë formim të mirëfilltë. Ai ua jep mundësinë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre. Qëllimi dhe orientimi ynë kryesor janë studentët, formimi i tyre, në mënyrë që ata të jenë të dobishëm për veten, për familjet e tyre dhe për vendin e tyre. Vetëm duke ua ofruar atyre mundësinë e arsimimit hapim rrugën për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë.
Përpjekjet tona do të përqendrohen në ngritjen e cilësisë, ofrimin e programeve të përputhshme me nevojat e tregut, si dhe ofrimin e shkathtësive plotësuese, të cilat studentët tanë i bëjnë konkurrentë në tregun e dijes dhe të punës. Synim yni i përhershëm mbetet që të nxjerrim kuadro të cilët do të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e që do të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre shkencore e profesionale edhe jashtë vendit.
Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë, qofshin ato vendëse ose ndërkombëtare, do të shfrytëzohet në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Mobiliteti i stafit akademik dhe i studentëve, shkëmbimi i përvojave dhe i metodave, do të sjellë përvoja, kulturë dhe frymë të re në institucionin tonë, duke përmirësuar ndjeshëm jetën akademike dhe atë studentore. Gjithashtu, ne do të punojmë ngushtë me palët e interesit, shoqërinë civile, bizneset, institucionet publike dhe private, ngase bashkëpunimi me ta është thelbësor për orientimin e programeve të universitetit tonë drejt nevojave të tregut.
Sfidat për arritjen e objektivave tona sigurisht që janë të mëdha, por ëndrrat për ta shndërruar universitetin në një universitet bashkëkohor janë edhe me të mëdha. Prandaj, secili nga ne veç e veç, në pozitën e tij, është i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve. Të gjithë bashkë, ndërkaq, mund ta bëjmë realitet këtë ëndërr të përbashkët. Është detyrë dhe obligim yni që të mbajmë lart frymën e bashkëpunimit dhe të shpirtit qytetar të vendit tonë.
Rektori
Prof.Dr. Armand Krasniqi
Prof. Dr. Armand KRASNIQI
Rektor


Uvodna riječ Rektor
Dragi studenti i kolege!
Dragi posjetitelji!
Univerzitet je najbolja prilika koja se može pružiti našoj omladini da steknu odgovarajuće obrazovanje. On im daje priliku da grade svoju budućnost. Naš glavni cilj i pravac kojem težimo jesu studenti, njihovo formiranje, kako bi bili korisni sebi, svojoj porodici i svojoj zemlju. Samo pružanjem mogućnosti obrazovanja otvaramo put razvoju i prosperitetu naše zemlje.
Naši napori će se fokusirati na unapređenje kvaliteta, pružanjem programa prilagođenih potrebama tržišta, kao i pružanjem komplementarnih vještina, koje će naše studente učiniti konkurentnim na tržištu znanja i rada. Naš stalni cilj je orijentisan na stvaranju kadrova koji će raditi na poboljšanju života naših građana i koji će nas učiniti ponosnim njihovim naučnim i stručnim dostignućima na međunarodnom nivou.
Saradnja sa visokoškolskim ustanovama, bilo domaćim ili međunarodnim, koristit će se u svrhu kontinuiranog unapređenja nastave i učenja. Mobilnost akademskog osoblja i studenata, razmjena iskustava i novih metoda, našoj instituciji će donijeti nova iskustva, kulturu i duh, čime će se značajno unaprijediti akademski i studentski život. Također ćemo blisko sarađivati sa zainteresovanim stranama, civilnim društvom, preduzećima, javnim i privatnim institucijama, zato što je saradnja sa njima od suštinskog značaja za orijentaciju programa na našem univerzitetu prema potrebama tržišta.
Izazovi za postizanje naših ciljeva su svakako veliki. Međutim, san o transformaciji naše institucije u savremeni univerzitet je još veći. Stoga je svako od nas, pojedinačno, važan za postizanje ovih ciljeva. Prema tome, svi zajedno možemo ovaj zajednički san pretvoriti u stvarnost. Naša je dužnost i obaveza zadržati visok nivo saradnje i građanski duh naše zemlje.
Rektor
Prof. dr Armand Krasniqi