ZYRës SË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
I. Detyrat dhe Përgjegjësitë
Zyra e Teknologjisë së Informacionit UHZ është përgjegjëse për menaxhimin teknik, funksionimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së TI-së në Universitetin “Haxhi Zeka”. Zyra zhvillon procedura dhe masa sigurie për rrjetin, serverët dhe shërbimet digjitale në përputhje me politikat e qeverisjes elektronike.
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
Operacionet ditore të tavolinës ndihmëse, monitorimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të dhomës së serverëve dhe pajisjeve kritike të infrastrukturës.
Mbledhjen dhe analizimin e fakteve relevante mbi nevojat dhe kërkesat e njësive organizative.
Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit Universitar (SMU).
Menaxhimin dhe mirëmbajtjen e webfaqes zyrtare të universitetit.
Përgatitjen e dokumentacionit për prokurime dhe tenderë, si dhe menaxhimin e kontratave për pajisje TI, shërbime fotokopjimi, internet dhe rrjet VPN.
Menaxhimin e paketave softuerike dhe rrjetit të brendshëm në objektet e universitetit.
Mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave të kërkesave dhe parashtresave të brendshme.
Struktura dhe Organizimi
Zyra e TI-së udhëhiqet nga Drejtori i TI-së, i cili raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Sipas sistematizimit të vendeve të punës, Zyra e TI-së përbëhet nga këto pozita:
Drejtori i Zyrës së TI-së
Administrator i Rrjetit të TI-së
Administrator i Rrjetit të Komunikimeve
Administrator i Qendrës së të Dhënave
Zyrtar i TI-së