ZYRës PËR SIGURIM TË CILËSISË DHE VLERËSIM
I. Detyrat – përgjegjësitë:
Zyra është mbështetëse e KMCV-së në inicimin dhe koordinimin e iniciativave dhe në zbatimin e vazhdueshëm për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë;
Implementon Planin e Aktiviteteve të sigurimit të cilësisë të aprovuar nga KMCV;
Mbledhë informacione për cilësi dhe vlerësim nga të gjithë akterët e sistemit brenda Universitetit;
Në bashkëpunim me KMCV dhe Koordinatorët për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim, organizon procesin e vlerësimit të brendshëm sipas Udhëzuesit për Sigurim të Cilësisë, përmes pyetësorëve dhe instrumenteve të tjera të parapara në Udhëzues;
Shpërndan pyetësorët, mbledhë, përpunon dhe vlerëson të dhënat nga fushat e vlerësuara;
Ofron mbështetje për Komisionet Ad Hoc në procesin e vlerësimit të programeve ekzistuese të studimit, si dhe në procedura të vlerësimit të brendshëm periodik;
Ofron mbështetje administrative në procedurat e vlerësimit të brendshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë së Universitetit;
I ofron mbështetje njësive akademike përmes Koordinatorëve për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim;
Mbledhë, përpunon dhe analizon të dhënat e nevojshme për përpilimin e raportit vjetor të punës;
Koordinon punën në mbështetje të njësive akademike për procesin e Ri/Akreditimit institucional dhe të Ri/Akreditimit të programeve të studimit, bazuar në udhëzuesit dhe standardet e AKA-së;
Mirëmban dhe shqyrton
STAFI
Raportet
Ketu do shfaqen raportet
Takimet e KMCV-së
Me datë 11.06.2020, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim mbajti takimin e radhës, me
këto pika të rendit të ditës.
Gjatë këtij takimi, u vendos që në muajin qershor të realizohen pyetësorët e vlerësimit, Studenti-
Mësimdhënësin dhe Studenti-Administratën, sipas kalendarit të aktiviteteve të KMCV-së për vitin
2020, ndërsa, pyetësorët e vlerësimit, Vetëvlerësimi dhe Dekani-Mësimdhënësin, u vendos të
realizohen gjatë muajit shtator.
Po ashtu, u miratua Raporti i hulumtimit të rezultateve të vlerësimit për përfshirjen e stafit akademik
në mësimin online dhe Raporti i hulumtimit të rezultateve të vlerësimit për përfshirjen e studentëve
në mësimin online, raporte këto të nxjerra nga komisioni ad-hoc.
Me datë 01.09.2020, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim mbajti takimin e radhës, me këto pika të rendit të ditës.
Fillimisht, në nderim të Prof. Asoc. Dr. Bakir Kelmendi, u mbajt një minut heshtje për të vlerësuar veprën dhe kontributin e tij.
Në këtë takim, Këshilli për Menaxhim të Cilësisë dhe Vlerësim, mori vendim që vlerësimi përmes pyetësorëve “Studenti Mësimdhënësin” dhe “Studenti Administratën” të përsëritet, dhe të realizohet përmes formës fizike, për shkak të problemeve teknike të cilat janë shfaqur gjatë procesit të vlerësimit online të realizuar në muajin qershor.