Rreth
ZYRës sË PROKURIMIT
I. Detyrat – përgjegjësitë:
- Aktiviteti kryesor i Zyrës së Prokurimit është që të kryejë të gjitha prokurimet e UHZ-së, duke u bazuar në planifikimin final të prokurimit, i cili përgatitet në bazë të kërkesave të zyrave të UHZ-së, duke përfshirë:
1.1. Zhvillimin e procedurave të prokurimit sipas Ligjit të Prokurimit Publik dhe Rregulloreve të Prokurimit Publik;
1.2. Rritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të UHZ-së, si dhe mundësinë dhe aftësinë e zyrave tjera që të kryejnë prokurime më cilësi në përputhje me rregulloret përkatëse;
1.3. Menaxhimin periodik të prokurimit të UHZ-së dhe raportimin e rregullt të brendshëm dhe të jashtëm;
1.4. Mirëmbajtjen e regjistrit të prokurimit duke azhurnuar me çdo inicim të tenderit të ri. - Zyra e Prokurimit udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës së Prokurimit, i cili i raporton Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa konsultohet dhe i koordinon punët me Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
- Në sistematizimin e vendeve të punës, Zyra e Prokurimit përbëhet nga këto pozita:
3.1. Drejtor i Zyrës së Prokurimit;
3.2. Zyrtar i Prokurimit (2 nëpunës) - Numri i të punësuarve në Zyrën e Prokurimit është tre (3).
Stafi
Tenderët
Të dhëna rreth Tenderëve