Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Profesorët e UHZ realizojnë vizitë zyrtare në kompaninë “Sumaj Metal” në Pejë

Profesorët e UHZ gjatë vizitës në kompaninë Sumaj Metal në Pejë – Maj 2025

Pejë, 26 maj 2025 – Në kuadër të projektit “MetaTech exchange: Bridging Industry 4.0 in Western Balkans”, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+, përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. dr. Edmond Beqiri dhe Prof. dr. Driton Sylqa, kanë realizuar një vizitë zyrtare në kompaninë “Sumaj Metal” në Pejë, një ndër ndërmarrjet e dalluara të sektorit të përpunimit të metaleve në Kosovë.

“Sumaj Metal”, me seli në Pejë, është e specializuar në përpunimin e metaleve dhe prodhimin e elementeve metalike për sektorë të ndryshëm industrialë. Kompania njihet për cilësinë e lartë të produkteve, për përdorimin e teknologjisë moderne të prodhimit, përfshirë sistemet CNC, dhe për një ekip të përkushtuar profesionistësh që kontribuojnë në rritjen dhe inovacionin e vazhdueshëm të saj në tregun vendor dhe rajonal.

Palët diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit në zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta profesionale, shkëmbimin e njohurive teknike dhe përfshirjen e firmës në praktika të avancuara në industrinë e përpunimit të metaleve. Po ashtu, u theksua mundësia e përfitimit të përkrahjes në dixhitalizimin e proceseve prodhuese, si një prej objektivave kryesore të projektit MetaTech 4.0.

Universiteti “Haxhi Zeka” rikonfirmon përkushtimin e tij për të qenë një aktor aktiv në proceset e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të vendit, në përputhje me prioritetet e Bashkimit Evropian për dixhitalizim, inovacion dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

UHZ Professors Conduct Official Visit to “Sumaj Metal” Company in Peja

Peja, May 26, 2025 – As part of the project “MetaTech Exchange: Bridging Industry 4.0 in the Western Balkans”, funded by the European Union through the Erasmus+ program, representatives of Haxhi Zeka University in Peja, Prof. Dr. Edmond Beqiri and Prof. Dr. Driton Sylqa, carried out an official visit to the company “Sumaj Metal” in Peja, one of the leading enterprises in the metal processing sector in Kosovo.

“Sumaj Metal”, headquartered in Peja, specializes in metal processing and the production of metal components for various industrial sectors. The company is known for its high-quality products, use of modern manufacturing technologies—including CNC systems—and its dedicated team of professionals who contribute to its ongoing growth and innovation in the local and regional markets.

The parties discussed concrete opportunities for cooperation in developing joint vocational training programs, technical knowledge exchange, and the company’s involvement in advanced practices within the metal processing industry. Additionally, the potential for support in digitizing production processes was emphasized, as one of the key objectives of the MetaTech 4.0 project.

Haxhi Zeka University reaffirms its commitment to being an active contributor to the country’s economic and technological development, aligned with the European Union’s priorities in digitalization, innovation, and inter-institutional collaboration.

Go to Top
🎓Programet 2025/26