Stafi i Universitetit “Haxhi Zeka”, i udhëhequr nga Prof. Assoc. Dr. Arieta Camaj Ibrahimi dhe shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Gentiana Gega, realizoi një vizitë studimore njëjavore në Universitetin VETMEDUNI Vienna, së bashku me studentët e nivelit master, Elona Shllaku dhe Gerta Berisha, të cilët u pritën nga stafi i këtij universiteti nën drejtimin e Prof. Dr. Elisabeth Varga. Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrësit zhvilluan trajnime në laboratorët e analizave kimike të ushqimit, duke thelluar njohuritë në përdorimin e metodës HPLC-MS/MS dhe njëkohësisht duke zbatuar këtë teknikë në realizimin e hulumtimit të temave të diplomës master të studentëve pjesëmarrëse.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit hulumtues të mbështetur nga Universiteti “Haxhi Zeka” për ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe zhvillimin e mobilitetit ndërkombëtar.
Kjo përvojë forcon kapacitetet tona kërkimore dhe pasuron bashkëpunimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë ushqimore.




