Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Vizitë studimore në Saxion University – Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” zhvilluan workshop në Holandë

Studentët e Universitetit Haxhi Zeka në vizitë studimore në Saxion University, Holandë

Në kuadër të programit Erasmus+, prof. Vjosa Hajdari së bashku me një grup studentësh të Universitetit “Haxhi Zeka” kanë realizuar një vizitë studimore në Saxion University në Holandë.

Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit morën pjesë në një workshop tematik të fokusuar në luftën kundër korrupsionit në aspektin ekonomik dhe financiar. Ata analizuan raste konkrete të studimit, zhvilluan aftësitë e tyre analitike dhe prezantuan qasje të ndryshme për të adresuar sfidat që lidhen me transparencën dhe integritetin në financa publike.

Gjatë javës, studentët prezantuan progresin e arritur deri më tani dhe punuan në mënyrë aktive për zhvillimin e mëtejshëm të projekteve të tyre në këtë fushë.

https://youtu.be/tN0btj3UrCM

Ky bashkëpunim ndërkombëtar kontribuoi në forcimin e përvojës akademike dhe ndërkulturore të studentëve, duke u mundësuar atyre të krijojnë lidhje me studentë të tjerë dhe të njihen nga afër me mënyrën e punës dhe mësimdhënies në një universitet evropian. Studentët, së bashku me prof. Hajdari, realizuan gjithashtu vizita studimore në të gjitha kampuset e Saxion University, përkatësisht në Enschede dhe Deventer.

Go to Top
🎓Programet 2025/26