Të nderuar studentë, staf akademik, administratë dhe qytetarë të Kosovës,
Universiteti “Haxhi Zeka” me krenari dhe respekt të thellë ju uron 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës! Kjo ditë është dëshmi e guximit, sakrificës dhe përkushtimit të popullit tonë për liri dhe shtetndërtim.
Është moment reflektimi për të kaluarën dhe përgjegjësi për të ardhmen – një e ardhme e ndritur, me arsim dhe dije si shtylla kryesore e zhvillimit tonë kombëtar.
Si institucion i arsimit të lartë, mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar gjenerata të suksesshme që do ta çojnë Kosovën përpara në çdo fushë të jetës. Le të festojmë këtë ditë me krenari dhe të punojmë së bashku për një Kosovë të fortë, të ditur dhe të zhvilluar!
Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës!
Me respekt,Universiteti “Haxhi Zeka”