Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Përfaqësues të UHZ takohen me drejtuesit e SHMT “Rifat Gjota”  

Përfaqësuesit e UHZ gjatë vizitës në SHMT “Rifat Gjota” në Pejë

Në kuadër të projektit MetaTech 4.0, të financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+, përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.dr. Edmond Beqiri, Prof.ass.dr. Driton Sylqa dhe Prof.asoc.dr.Ylber Januzaj, kanë realizuar një vizitë zyrtare në shkollën e mesme teknike “Rifat Gjota”, në Pejë, me ç’rast u pritën nga drejtori i shkollës Ing. Xhemali Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij, Ing. Fitore Gjuka dhe Ing.Agron Lleshi.  

Qëllimi i takimit ishte informimi lidhur me projektin MetaTech 4.0, në të cilën UHZ është njëri nga parnterët e projektit, si dhe bashkëpunimi i mundshëm me programet profesionale të kësaj shkolle, si përpunimi i metaleve dhe CNC. Menaxhmenti i shkollës u shprehën të hapur sa dhe të gatshmen për t’u kyçur në këtë projekt. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë, arsimit profesional dhe sektorit industrial, me qëllim të përafrimit të nevojave reale të tregut të punës me ofertat e trajnimit dhe edukimit profesional.

Universiteti “Haxhi Zeka” konfirmon angazhimin e tij për të qenë një partner aktiv në nxitjen e inovacionit, të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe rritjes ekonomike në përputhje me strategjitë e Bashkimit Evropian për dixhitalizim dhe zhvillim industrial.

Go to Top
🎓Programet 2025/26