Universiteti “Haxhi Zeka” (UHZ) ka ndarë një mirënjohje të veçantë për Dr Sc Agim Kurmehaj, bashkëpunëtor i jashtëm i UHZ-së, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në popullimin e programit të Fakultetit Juridik me aktivitete praktike. Ceremonia zyrtare u drejtua nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku, i cili theksoi rëndësinë e avancimit të aftësive praktike për studentët në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij, Prof. Millaku e përshkroi Dr. Kurmehajn si një “partner të palodhur” në organizimin e simulimeve gjyqësore që zhvillohen çdo vit në Fakultetin Juridik. “Përmes këtyre gjykimeve të simuluara, studentët nuk shfaqin vetëm njohuri profesionale, por mësojnë të argumentojnë, të mbrojnë pozicione dhe të përballen me realitete praktike”, tha Rektori
Përmes këtyre simulimeve studentëve u mundësohet të prezantojnë njohuritë profesionale në fushën e drejtësisë.