Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

SUKSES MADHËSHTOR NË KROACI: KORI I UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA” SHKËLQEN NË SKENËN NDËRKOMBËTARE!

Kori i Fakulteti të ArteveUniversitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, nën drejtimin artistik të dirigjentit të njohur Prof. Dr. Hysen Nimani, ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 14-të të Konkursit Ndërkombëtar të Koreve, i cili u mbajt nga data 22 – 25 maj 2025 në Zadar, Kroaci. Në një garë me pjesëmarrje të gjerë të koreve nga vende të ndryshme të botës si Italia, Sllovenia, Kroacia etj, kori ynë u vlerësua me Çmimin e Dytë, duke dëshmuar nivel të lartë artistik dhe profesional.

Ky vlerësim ndërkombëtar është pasqyrim i gjallë i talentit, përkushtimit dhe shpirtit krijues që të rinjtë tanë mbajnë brenda vetes. Pjesëmarrja e korit të Universitetit “Haxhi Zeka” në një skenë të rëndësishme ndërkombëtare si ajo e Zadar-it nuk ishte vetëm një përfaqësim formal, por një shfaqje e dinjitetit, pasionit dhe fuqisë së artit që bashkon zemrat përtej kufijve. Ky çmim është më shumë se një trofe – është një dëshmi që puna me përkushtim dhe dashuria për artin mund të tejkalojnë çdo sfidë. Është një frymëzim për të gjithë të rinjtë që besojnë në ëndrrat e tyre dhe një mesazh se kultura dhe muzika janë ura që na lidhin me botën dhe me njëri-tjetrin.

Universiteti “Haxhi Zeka” shpreh mirënjohje të thellë për përkushtimin, talentin dhe profesionalizmin që kanë dëshmuar studentët e korit dhe udhëheqja e tyre artistike. Ky sukses është një shembull frymëzues i asaj që mund të arrihet kur pasioni i të rinjve mbështetet fuqishëm nga një institucion që beson në fuqinë transformuese të artit. Vlerësimi i marrë në skenën ndërkombëtare është jo vetëm një shpërblim për punën e bërë, por edhe një shtysë e fortë për të vazhduar misionin artistik me besim, guxim dhe synime edhe më të mëdha në të ardhmen.

Go to Top
🎓Programet 2025/26