Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Stafi dhe Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” Pjesëmarrës në Trajnimin për Ndërmarrësi dhe Inovacion në Mësimdhënie

Stafi akademik dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” morën pjesë në Trajnimin e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Mësimdhënie, të mbajtur në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të projektit GreenWB. Ky trajnim, i fokusuar në sipërmarrjen, inovacionin dhe qëndrueshmërinë, solli së bashku akademikë, studentë dhe ekspertë ndërkombëtarë për të ndërtuar kapacitetet sipërmarrëse në arsimin e lartë.

Gjatë trajnimit, stafi akademik u angazhua në sesione mbi metodat inovative të mësimdhënies, përfshirjen e sipërmarrjes në kurrikulat ekzistuese dhe përdorimin e digjitalizimit dhe inovacionit të gjelbër për zhvillimin e biznesit. Ndërkohë, studentët patën mundësinë të punojnë në modele të qëndrueshme biznesi, të marrin pjesë në një garë për Inovacionin e Gjelbër dhe të prezantojnë idetë e tyre para një jurie profesionale.

Në përmbyllje të trajnimit, studentët pjesëmarrës prezantuan idetë e tyre inovative të biznesit, ku një grup u shpall fitues, duke u vlerësuar për kreativitetin dhe ndikimin e tyre në qëndrueshmëri. Të gjitha idetë ishin mbresëlënëse dhe reflektuan vizionin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe inovative.

Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet i përkushtuar në fuqizimin e studentëve dhe stafit të tij me aftësi sipërmarrëse dhe inovative, duke marrë pjesë aktive në projekte ndërkombëtare që mbështesin zhvillimin akademik dhe profesional.

Staff and Students of Haxhi Zeka University Participate in Training on Entrepreneurship and Innovation in Teaching

The academic staff and students of Haxhi Zeka University participated in the Entrepreneurship and Innovation in Teaching Training, held at Kadri Zeka University in Gjilan, as part of the GreenWB project. This training, focused on entrepreneurship, innovation, and sustainability, brought together academics, students, and international experts to strengthen entrepreneurial capacities in higher education.

During the training, academic staff engaged in sessions on innovative teaching methods, integrating entrepreneurship into existing curricula, and leveraging digitalization and green innovation for business development. Meanwhile, students had the opportunity to develop sustainable business models, participate in a Green Innovation Challenge, and present their ideas to a professional jury.

At the conclusion of the training, participating students showcased their innovative business ideas, with one team emerging as the winner, recognized for their creativity and impact on sustainability. All the ideas were impressive and reflected a vision for a greener and more innovative future.

Haxhi Zeka University remains committed to empowering its students and staff with entrepreneurial and innovative skills, actively participating in international projects that support academic and professional development.

Leave a comment

Go to Top
🎓Programet 2025/26