Më 26 maj 2025, në Fakultetin Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, u zhvillua një gjykim i simuluar nga studentët e nivelit Master, në kuadër të programit “E Drejta Civile dhe Biznesore”.
Aktiviteti u organizua në lëndën “Gjyqësia Civile dhe Komerciale”, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Berat Aqifi, me objekt kontesti: Vërtetimi i Pronësisë.
Studentët demonstruan njohuri të avancuara teorike e praktike, duke simuluar me profesionalizëm rolet e gjyqtarit, palëve dhe përfaqësuesve ligjorë.
Fakulteti Juridik mbështet vazhdimisht aktivitete praktike që thellojnë përgatitjen akademike dhe aftësitë profesionale të studentëve.


