Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Transparencë, Integritet, Ekselencë: UHZ Konfirmon Sërish Standardet e Larta Financiare!

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2024, i cili njëherësh shënon vitin e katërt radhazi që institucionit tonë nuk i janë evidentuar gjetje në aspektin financiar.

Ky rezultat nuk është rastësi por dëshmi e qartë dhe konkrete e përkushtimit të palëkundur të institucionit tonë ndaj transparencës, integritetit dhe menaxhimit të përgjegjshëm të fondeve publike. Kjo arritje thekson qasjen tonë proaktive në zbatimin e praktikave më të mira të qeverisjes dhe përforcon besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë institucionalë në punën tonë.

Për katër vite me radhë, ne kemi arritur të ruajmë një nivel të lartë të korrektësisë financiare, duke dëshmuar se menaxhimi i mirëfilltë dhe llogaridhënia nuk janë vetëm synime, por janë vlera të përditshme të integruara në UHZ

Ne mbetemi të angazhuar më shumë se kurrë për të forcuar më tej standardet e larta të menaxhimit financiar dhe qeverisjes së mirë, duke synuar jo vetëm ruajtjen e këtij niveli të shkëlqyeshëm, por edhe ngritjen e tij në standarde edhe më të larta evropiane.

Go to Top
🎓Programet 2025/26